Daja: Të dënuar për të fituar

Daja: Të dënuar për të fituar

742
SHPËRNDAJE

Trajneri i kampionëve me shumë mungesa ‘arnon’ ekipin, por u bën thirrje lojtarëve që neser të japin shpirtin në fushë dhe tifozët të jenë ‘lojtari’ i 12-të.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka dalë sot në konferencë për shtyp, duke u bërë njëkohësisht thirrje lojtarëve që të japin “shpirtin” në fushë dhe nga ata tjetër u thotë tifozëve që duhet të jenë sa më të shumtë në stadium mbrëmjen e sotme. Në orën 13:30 të mesditës Daja ka dalë përpara gazetarëve duke ju përgjigjur pyetjeve të mediave të shumta që ishin në sallë.

“Ne jemi të dënuar të fitojmë, ashtu siç kemi qënë gjatë gjithë kësaj periudhe duke parë që futbolli ka të tria rezultatet brenda. Vllaznia është një ekip që ka objektivat e veta për të dalë në Europë dhe këtë fazë të fundit me rivalët tonë ka marë dy pikë. Koefiçenti i vështirësisë shtohet pasi edhe kontigjentin e lojtarëve e kemi të limituar. Për këtë arsye u kam kërkuar lojtarëve me eksperiencë që të kompesojnë këto mungesa por edhe tifozëve që të na mbështesin gjatë gjithë ndeshjes.”

Këto kanë qenë vetëm disa nga përgjigjet që mund të citojmë në fillim në fjalët e kryepankinës, por që vetë Daja ka folur edhe për gjëra të tilla.

PERGATITJET – “Për të qënë i sinqertë edhe dje kemi pasur probleme pasi kemi ndërtuar një formacion emergjent për shkak të dëmtimit të Predeskut në seancën stërvitore të së enjtes. Veç tyre kemi pasur mungesat e dy lojtarëve të tjerë me gjendje gripale. Mendojmë që manovrat e provuara gjatë gjithë javës do të dimë si t’i përshtasim edhe në lojë dhe të ndërtojmë formacionin titullar. Për formacionin që mund të zbres në fushë nuk mund të them shumë pasi edhe vetë bashkë me stafin nuk e kemi ndarë plotësisht formacionin. Do të shohim se si do të jenë lojtarët deri në orën e ndeshjes dhe më pas do të vendosim se çfarë të bëjmë. Të jeni të sigurtë që do të bëjmë zgjedhjen më të mirë.”

DEMTIMET – “Osmani ka vijuar për disa ditë terapi në Serbi. Natyrisht që është e rëndësishme të marrim një përgjigje të mirë nga ai pasi për vetë ekseriencën që ka dhe pozicionin e ri në fushë në rolin e kontrollorit i jep qetësi ekipit në sulm për shkak të bagazhit teknik. Nëse do të jetë i gatshëm do ta shihni padyshim në fushë nga fillimi,”

VLLAZNIA – “Vllaznia është një ekip i mirëndërtuar, me një staf të mirë që ka një mendësi se nëse i le hapësirat e duhura mund të të bëjë keq, për shkak të një sërë lojtarësh cilësorë që ka në ekip. Ne jemi koshientë që është një ndeshje e vështirë, pavarësisht se kemi fituar në ndeshjet e tjera. Por me këtë kontigjent lojtarësh që kemi në dispozicion, koefienti i vështirësisë bëhet më i madh. Sa për kolegun tim Armando Cungu nuk kam për t’i thënë gjë, sepse secili ka punën e vet. Jemi të dënuar të fitojmë nesër, nëse duam të jemi në objektiv deri në fund.”

TROFEU – “Ne kemi shanse për ta fituar këtë trofe po aq sa ishin në fillim të aventurës sime në Korçë. E kam gjetur ekipin katër pikë larg vendit të parë dhe dy pikë larg vendit të dytë, sot jemi tre pikë pas, por do të thoja që vështirësia qëndron në faktin se duhet të rikuperojmë katër pikë me të dy rivalët pasi me ndeshje direkte jemi minus si me Partizanin dhe me Kukësin. Të them të drejtën dua të flas vetëm për kohën time pasi nuk më takon të bëj analizën e kolegëve. Unë jam i kënaqur me punën e lojtarëve dhe mënyrën sesi i kanë zbatuar idetë e mia në fushën e lojës. Na duhej një kohë në dispozicion që të shfaqeshin më mirë. Në këtë fazë po tregojmë se kemi qënë më lart se rivalët duke komanduar edhe në lojë por edhe në rezultat,” – përfundon fjalët e tij një ditë përpara ndeshjes në sallën e konferencave për shtyp, trajneri Ilir Daja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU