Daja: Të luajmë thjeshtë, besojmë tek kualifikimi

Daja: Të luajmë thjeshtë, besojmë tek kualifikimi

393
SHPËRNDAJE

Trajneri bardhekuq, Ilir Daja dhe kapiteni Orges Shehi kanë dalë sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Kairat Almaty. Larg euforisë, Daja dhe Shehi besojnë tek kualifikimi por kanë kërkuar nga ekipi vëmëndje maksimale pasi do luhen edhe 90′ minuta të tjera mjaft të rëndësishme.

-Pas barazimit 1-1 si do ta menaxhojë Skënderbeu këtë avantazh që ka arritur në Kazakistan?

-Është një ndeshje më e vështirë se ajo e para një jave, pasi kundërshtari do të vijë të bëjë gjithcka për gjithcka, pasi edhe ata duan kualifikimin si ne. Nga ana tjetër pritshmëria e tifozëve është që ne të hedhim një hap të madh drejt kualifikimit. Por sigurisht kjo lloj pritshmërie duhet të na motivojë dhe jo të ndikojë në rrjedhën e lojës, që përpara sportdashësve tanë të japim maksimumin.

-Si mendoni ta zgjidhni taktikisht këtë ndeshje?

-Detajet nuk mund t’i shfaqim përpara ndeshjes, pasi do të jetë një bonus për kundërshtarin, por ne bashkë me djemtë e kemi bërë analizën e ndeshjes së parë, duke nxjerrë pikat e forta dhe të dobëta të Kairatit. Mbi bazën e tyre do të mundohemi të bëjmë mirë si në sulm, por edhe në mbrojtje.

-Keni menduar që nesër të bëni ndryshime në formacion?

-Unë do të thoja që do të ketë ndryshim në manovër, përderisa kemi bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë dhe të gjithë dhanë maksimumin, por mendoj se pjesa më e madhe do të jenë ata futbollistë që ishin edhe në Almati.

-Kjo do të thotë që do të ketë ndonjë ndryshim të vogël në grup?

-Jo, ndryshim do të ketë më shumë në manovër, sesa në lojtarë që do të startojnë ndeshjen nesër.

 

-Kur flisni për manovër do të thotë lëvizjet që bëtë pjesën e dytë në Kazakistan?

-Jo, mënyrën sesi do të ndryshojmë fazën e mbrojtjes dhe të sulmit. Ndërsa lëvizjet diktohen nga dinamika e lojës.

-Do ta presë Skënderbeu Kairatin nëse në fushë apo do ta mbrojmë?

-Të dyja. Do të bëjmë presing të lartë në momentin kur ata e kanë topin dhe do ta sulmojmë në momentin kur kundërshtari do të japë gjerësi dhe gjatësi në fushë.

-Ndeshjen e parë e mundët trajnerin Tshadzadze, po këtë ndeshje?

-Aktorët kryesorë janë lojtarët. Mendoj që duhet të bëjmë më mirë atë që kemi bërë në ndeshjen e parë dhe të përmirësojmë gabimet që bëmë në atë 90 minutësh.

-Euforia e qytetit sa e ndihmon dhe e pengon ekipin?

-Nuk kemi pse të jemi euforikë, sepse sic dihet në ndeshjet me sitem eleminimi nuk është 90 minutëshi, por janë 180 minuta për të shkuar më tej. Besoj se pjesa e entuziazmit që ka i gjithë qyteti, duhet menazhuar drejt që të mos na kthehet në të kundërt. Nuk duhet të ketë dozë mbivlerësimi që të na pengojë manovrën tonë. Kësaj i druhem, dhe lojtarët me eksperiencë duhe të dinë të menaxhojnë këtë situatë për të arritur objektivin.

-Cilat janë këshillat tuaja karshi ekipit për këtë takim?

-Unë e kam thënë gjatë gjithë javës: Më e thejshta është gjithnjë më e vështira. Nëse ne bëjmë më të thjeshtën, lojtarët kanë bërë më të mirën e mundshme. Duhet të jenë sa më të thjeshtë dhe sa më të shpejtë për të shfrytëzuar zonat e kunërshtarit.

Orges Shehi: “Ne besojmë shumë pas asaj ndeshjeje të parë. është e nevojshme që të bëjmë mirë edhe në ndeshjen e dytë, sepse të tilla ndeshja me kualifikim janë të vështira dhe ne duhet të bëjmë maksumumin tonë për ta kaluar këtë takim.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU