SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur me dy seanca stërvitore ditën e 5-të të përgatitjeve në Antalya. Rreshjet e dendura paradite detyruan stafin teknik të aplikoj një seancë në palestër ku u rrit ndjeshëm dhe ngarkesa fizike.

Ndërkohë ekipi ka zbritur pasdite në fushe ku u zhvillua një seancë e karakterit tekniko-taktik nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Trajneri po i kushton një vëmëndje shumë të madhe dhe fazës ofensive duke pasur parasysh vështirësinë e gjetjes së golit në dy fazat e para.

Me ekipin sot janë stërvitur edhe 2 lojtarët e ardhur së fundmi në provë, Hanson Boakai dhe mesfushori Cornel Predescu. Do të jetë stafi teknik i cili do vendosë për fatin e dy lojtarëve.

Për nesër stafi ka menduar dy seanca stërvitore ne fushë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU