Ekipi grumbullohet në Tropikal Resort

Ekipi grumbullohet në Tropikal Resort

546
SHPËRNDAJE

Pasi ka zhvilluar një seancë stërvitore ditën e djeshme në Korçë sot ekipi është grumbulluar në Tropikal resort në Durrës atje ku do të vijojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit.

Ashtu siç edhe ishte programuar ekipi ka zhvilluar sot në orën 17:00 një seancë stërvitore nën drejtimin e trajneri Ilir Daja dhe stafit Teknik. Me grupin sot është bashkuar Sabjen Lilaj dhe Sebino Plaku. Të dy lojtarët janë rikuperuat plotësisht nga dëmtimet e tyre dhe do të jenë gati për trajnerin Daja për ndeshjen e radhës.

Stafi teknik ka programuar për nesër pasdite një seancë në fushën stërvitore të ‘Tropikal Resort’ ndërsa në orët e mbrëmjes ekipi do të udhëtojë drejt Vlorës ku do të akomodohet në një nga hotelet e qytetit bregdetar në prag të sfidës.

Ju rikujtojmë që ndeshja e javës së 28-të ndaj Flamurtarit do të zhvillohet ditën e hënë, ora 19:00 në stadiumin ‘Flamurtari’ të Vlorës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU