Ekipi i rikthehet përgatitjeve në Korçë

Ekipi i rikthehet përgatitjeve në Korçë

555
SHPËRNDAJE

Pas humbjes ndaj Partizanit ekipi menjëherë është grumbulluar në Korçë.

Ekipi ka zhvilluar sot pasdite një seancë stërvitore. Lojtarët u ndanë në dy grupe ku pjesa e lojtarëve që e nisën ndaj Partizanit si titullarë u stërviten nën drejtimin e trajnerit Daja në stadiumin ‘Skënderbeu’ ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë të plotë stërvitore nën kujdesin e pjesës tjetër të stafit teknik.

Tre lojtarë nuk kanë qënë të gatshëm për stafin. Lilaj, Idrizaj dhe Plaku nuk u stërvitën me grupin për shkak dëmtimesh. Lilaj pas dëmtimit në gju u rikthye sot të vrapoje por mundësitë janë të pakta për tu aktivizuar me Teutën. Të tre lojtarët do të jenë të gatshëm për javën e 28-të të Superligës ndaj Flamurtarit.

Takimi i parë gjysëmfinal, Skënderbeu-Teuta do të luhet ditën e enjte, 6 prill në orën 19:00. Ju rikujtojmë që ky takim do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të dënimit me dy ndeshje nga komision i disiplinës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU