Ekipi mbyll përgatitjet, 3 mungesa ndaj Vllaznisë

Ekipi mbyll përgatitjet, 3 mungesa ndaj Vllaznisë

620
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur në këto momente përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj ekipit të Vllaznisë. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit në ‘Tropikal Resort’.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve dhe ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë.

Përveç Jashanicës i cili ka plotësuar numrin e kartonave, në dispozicion të trajnerit Daja nuk do jenë Fukui dhe Predescu. I pari i dëmtuar gjatë përgatitjeve ditën e djeshme ndërsa mesfushori Rumun është larguar nga grumbullimi për shkak se është ndarë nga jeta një i afërm.

Ekipi do të grumbullohet sot në Shkodër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU