Ekipi mbyll përgatitjet, mungon Plaku

Ekipi mbyll përgatitjet, mungon Plaku

1183
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur në këto momente përgatitjet për ndeshjen e javës së 21-të ndaj ekipit të Laçit.

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve dhe ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë.

Vetëm një mungesë për trajnerin Daja. Sebino Plaku vuan nga një virozë gripale çka e detyroi të mos zhvillojë përgatitjet sot me ekipin dhe do të jetë mungesa e vetme ndaj Laçit.

Stafi mjekësor ka riaftësuar në kohë mesfushorin Enis Gavazaj i cili do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja pasi sot ju bashkua plotësisht grupit.

Në prag të ndeshjes gjendja e ekipit është mjaft pozitive si në aspektin fizik por edhe në atë psikologjik. #ForcaUjqër

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU