Ekipi mbyll përgatitjet për Flamurtarin

Ekipi mbyll përgatitjet për Flamurtarin

207
SHPËRNDAJE

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes të javës së 19-të ndaj Flamurtarit. Trajneri Daja ka dhënë këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes ndërkohë që gjëndja e ekipit është optimale.

E vetmja mungesë për trajnerin është Hamdi Salihi. Sulmuesi pësoi një dëmtim në ndeshjen miqësore ndaj ekipit kombëtar shpresa çka e privoi nga ndeshja e parë sezonale. Pozitiv është fakti që Salihi do bashkohet me grupin javën e ardhshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU