Ekipi mbyll përgatitjet për Korabin

Ekipi mbyll përgatitjet për Korabin

544
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e javës së 11-të ndaj Korabit.Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe zv.trajnerit Gentjan Liçi ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore të javës.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku Italian ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve në prag të ndeshjes ndaj Korabit. Me mbylljen e përgatitjeve, ekipi do të grumbullohet në një hotel në periferi të qytetit.

E vetmja mungesë për këtë takim është ajo e Kristi Vangjelit i cili edhe pse këtë javë është bashkuar me grupin, nuk është ende gati për tu futur në lojë pas dëmtimit të pësuar ndaj Partizanit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU