Ekipi mbyll përgatitjet për Laçin

Ekipi mbyll përgatitjet për Laçin

614
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e javës së 12-të ndaj ekipit të Laçit.

Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në “Tropikal Resort”. Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku Italian ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve.

Në prag të ndeshjes, trajneri ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë. Gjendja e ekipit është mjaft pozitive si në aspektin fizik por edhe në atë psikologjik.

3 lojtarë janë të padisponueshëm për trajnerin Agostinelli për këtë takim, Marko Radas, Argjend Malaj dhe Bakary Nimaga. Radas dhe Malaj janë këshilluar nga stafi mjekësor të qëndrojnë pushim për këtë javë ndërkohë që Bakary Nimaga nuk u stërvit këtë javë për shkak të një dëmtimi të lehtë në gju dhe do rikthehet me grupin ditën e hënë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU