Ekipi mbyll përgatitjet për Luftëtarin

Ekipi mbyll përgatitjet për Luftëtarin

239
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur në këto momente përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj ekipit të Luftëtarit. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve dhe ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë. Asnjë mungesë për trajnerin Daja i cili do ketë nesër në dispozicion grupin e plotë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU