Ekipi mbyll përgatitjet, dy mungesa ndaj Partizanit

Ekipi mbyll përgatitjet, dy mungesa ndaj Partizanit

854
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur në këto momente përgatitjet për ndeshjen e javës së 18-të ndaj ekipit të Partizanit.

Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku Italian ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve dhe ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë.

Dy janë mungesat e konfirmuara për ndeshjen e fundit të fazës së dytë. Leonit Abazi vijon të vuajë dëmtimin në gju ndërsa Argjend Mustafa mbetet sërish jashtë pasi nuk është rikuperuar në kohë.

Stafi mjekësor ka riaftësuar në kohë mbrojtësin Marko Radas i cili do të jetë i gatshëm për trajnerin Agostinelli në ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit.

Në prag të ndeshjes gjendja e ekipit është mjaft pozitive si në aspektin fizik por edhe në atë psikologjik. #ForcaUjqër

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU