Ekipi mbyll përgatitjet për Teutën

Ekipi mbyll përgatitjet për Teutën

367
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e parë gjysëmfinale të kupës së Shqipërisë ndaj ekipit të Teutës.

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’. Seanca e fundit ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku bardhekuq ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve dhe ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë.

Tre mungesa të konfirmuara për trajnerin Daja që duhet të bëjë llogaritë në këtë takim pa Sabjen Lilaj të dëmtuar, Sebino Plakun dhe Idrizaj. Të 3 lojtarët vuajnë nga dëmtimet dhe po zhvillojnë fazën rikuperuese nën kujdesin e fizioterapistit Jorgo Pantazi. Lilaj, Plaku dhe Idrizaj do jenë të gatshëm për trajnerin për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU