Ekipi mbyll përgatitjet për Tiranën

Ekipi mbyll përgatitjet për Tiranën

152
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur në këto momente përgatitjet për ndeshjen e javës së 16-të ndaj ekipit të Tiranës.

Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku Italian ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve dhe ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë.

Në prag të ndeshjes gjendja e ekipit është mjaft pozitive si në aspektin fizik por edhe në atë psikologjik. #ForcaUjqër

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU