Ekipi mbyll përgatitjet për Vllazninë

Ekipi mbyll përgatitjet për Vllazninë

269
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur sot paradite përgatitjet për ndeshjen e javës së 14-të ndaj ekipit të Vllaznisë.

Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe stafit teknik ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në “Tropikal Resort”. Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku Italian ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve.

Në prag të ndeshjes, trajneri ka provuar formacionin që mund të zbresë nesër në fushë nga minuta e parë. Gjendja e ekipit është mjaft pozitive si në aspektin fizik por edhe në atë psikologjik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU