Ekipi mbyll përgatitjet për Vllazninë

Ekipi mbyll përgatitjet për Vllazninë

499
SHPËRNDAJE

Ekipi ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për ndeshjen e javës së pestë ndaj Vllaznisë.Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe zv.trajnerit Gentjan Liçi ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore të javës.

Seanca e fundit stërvitore ka pasur kryesisht karakter taktik ku tekniku Italian ka dhënë këshillat e fundit lojtarëve në prag të ndeshjes ndaj Shkodranëve.

Me mbylljen e përgatitjeve, ekipi do të grumbullohet në një hotel në periferi të qytetit ku në orën 19:00 do të zhvillohet dhe analiza përfundimtare e kundërshtarit të radhës.

E vetmja mungesë për këtë takim është ajo e Marko Radas i cili edhe pse këtë javë është bashkuar me grupin, nuk është ende gati për tu futur në lojë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU