Ekipi merr ‘pushimet’, përgatitjet rinisin në 31 korrik

Ekipi merr ‘pushimet’, përgatitjet rinisin në 31 korrik

1673
SHPËRNDAJE

Menjëherë pas mbërritjes nga Austria dhe lajmit për refuzimin e kërkesës nga CAS drejtuesit e klubit kanë vendosur të lenë 3 javë pushim lojtarët për tu grumbulluar sërisht në 31 korrik për të nisur përgatitjet për sezonin e ri 2016/17.

Përgatitjet do të rifillojnë sërisht në 31 korrik ndërkohë që drejtuesit e klubit janë duke projektuar një tjetër fazë përgatitore e cila për herë të parë mendohet të zhvillohet në Itali por nuk përjashtohet mundësia që kjo fazë të zhvillohet sërisht në Austri.

Këto pushime do i shërbejnë drejtuesve për të vendosur qetësisht mbi përforcimin e mëtejshëm të ekipit përpara sezonit të ri ku patjetër do të synohet sërisht titulli kampion.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU