Ekipi nis përgatitjet për Luftëtarin

Ekipi nis përgatitjet për Luftëtarin

754
SHPËRNDAJE

Ekipi ka nisur sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes të javës së katërt ndaj Luftëtarit.Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe zv.trajnerit Gentjan Liçi fillimisht u krye analiza e ndeshjes Skënderbeu-Laçi dhe më pas ekipi u zhvendos tek anekset e stadiumit ku u zhvillua dhe seanca e parë stërvitore e javës.

MARKO RADAS – Mbrojtësi Kroat pësoi një dëmtim ndaj Laçit i cili e detyroi të lerë fushën e lojës. Radas zhvilloi sot një kontroll të detajuar mjekësor nga i cili rezultoi se Marko ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në kofshën e dhathtë. Mbrojtësi do të mungojë reth javë dhe pas ndeshjes me Luftëtarin do bashkohet me grupin dhe gjasat janë që të jetë gati në javën e pestë ndaj Vllaznisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU