Ekipi nis përgatitjet për Vllazninë

Ekipi nis përgatitjet për Vllazninë

681
SHPËRNDAJE

Ekipi ka nisur sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes të javës së pestë ndaj Vllaznisë.Nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe zv.trajnerit Gentjan Liçi fillimisht u krye analiza e ndeshjes Skënderbeu-Luftëtari dhe më pas ekipi u zhvendos tek anekset e stadiumit ku u zhvillua dhe seanca e parë stërvitore e javës.Ndeshja Skënderbeu-Vllaznia do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Skënderbeu”.

img_6592GRUPI I LOJTARËVE – Trajneri Andrea Agostinelli ka pasur 3 mungesa të rëndësishme në seancën e parë të javës.Marko Radas vijon terapinë riaftësuese pas dëmtimit në kofshë të pësuar ndaj Laçit dhe pritet ti bashkohet grupit në dy ditët e ardhshme.Nesër me grupin priten të bashkohen dhe Argjend Mustafa dhe Hamdi Salihi, nëse për Mustafën dita e sotme ishte pushim i detyruar për shkak të goditjes së marrë ndaj Luftëtarit, Salihi ka pasur 24 orë leje për të pushuar nga klubi.

BUTRINTI – Përveç ndeshjes së fundjavës ndaj Vllaznisë klubi po mendon maksimalisht dhe për ndeshjen e kupës që do të zhvillohet këtë të mërkurë ndaj Butrintit.Për shkak të rëndësisë që shfaq kampionati, klubi ka menduar që drejt Sarandës të udhëtojnë pjesa e lojtarëve që ka pasur më pak mundësi aktivizimi dhe 6-të lojtarë nga ekipi Under-19, lista e të cilëve do publikojet nesër.Drejtimin e ekipin në këtë takim do e marrë zv.trajneri Gentjan Liçi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU