Ekipi zhvendoset në ‘Tropikal Resort’

Ekipi zhvendoset në ‘Tropikal Resort’

495
SHPËRNDAJE

Ekipi ka udhëtuar sot drejt Durrësit për tu grumbulluar në ‘Tropikal Resort’, atje ku ekipi do të zhvillojë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj ekipit të Kukësit në transfertë.

Nën drejtimin e trajnerit Agostineli ekipi ka zhvilluar paraditen e sotme një seancë të lehtë stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’ kryesisht me lojtarët që nuk patën mundësi të aktivizoheshin ditën e djeshme ndërsa në mesdite lojtarët kanë udhëtuar drejt Durrësit.

Përgatitjet për ndeshjen e radhës do të vijojnë nesër në fushën stërvitore në ‘Tropikal Resort’. Trajneri Andrea Agostinelli ka programuar dy seance stërvitore ku ekipi do të ndahet në dy grupe për të zhvilluar ushtrime specifike. Paradite stafi teknik do të punojë me fazën defensive ndërsa në mesditë është programuar stërvitja specifike me lojtarët e mesfushës dhe sulmit.

Sektori I garave pranë federatës Shqiptare të futbollit ka zyrtarizuar dhe kalendarin e javës së 17-të. Dueli për kreun, Kukësi-Skënderbeu do të zhvillohet ditën e dielë, ora 14:00 në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ të Kukësit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU