Ekipi rifillon stërvitjen, nesër grumbullimi në Tropikal

Ekipi rifillon stërvitjen, nesër grumbullimi në Tropikal

515
SHPËRNDAJE

Pasi zhvilloi analizën e zakonshme, ekipi i është kthyer sot përgatitjeve në fushë. Trajneri Andrea Agostinelli e ndau ekipin në dy grupe ku grupi i lojtarëve që ishin titullar ndaj Korabit zhvilloi vrapime të lehta ndërsa grupi i lojtarëve që nuk u aktivizuan ditën e djeshme zhvilloi një seanca të plotë nën drejtimin e stafit teknik.

Ekipi, nesër në orën 08:00 të mëngjesit do të udhetojë drejt Durrësit për tu grumbulluar në ‘Tropikal Resort’, atje ku do të zhvillohen përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Laçit. Për nesër është parashikuar një seancë stërvitore në orën 14:30.

Ndeshja e radhës do të luhet ndaj Laçit në stadiumin e qytetit të Laçit, ditën e shtunë ndërkohë që pritet dhe konfirmimi i orarit nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të futbollit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU