Haris Fakiç: Ekipi bindi, optimist për dy ndeshjet e radhës

Haris Fakiç: Ekipi bindi, optimist për dy ndeshjet e radhës

1465
SHPËRNDAJE

Në një prononcim për webin zyrtar të klubit, drejtori sportiv, Haris Fakiç ka folur për fitoren e arritur ditën e djeshme ndaj Tiranës duke u shprehur mjaft I lumtur për fitoren e arritur ndaj një rivali direkt. Fakic ka analizuar dhe dy ndeshjet e radhës ku shprehet se ekipi  po rritet ndjeshëm dhe mund të marrë maksimumin.

– Drejtor, pas 3 barazimeve pa gola, ekipi fiton dhe bind ndaj një rivali direkt…

Ishte një fitore mjaft e rëndësishme për ne, morrëm tre pikë me shumë vlerë  kundër një ekipi shumë të vështirë dhe me kualitet. Fitorja ka më shumë vlerë kur shohim që kundërshtarët tanë direkt jane ndalur këtë javë.

– Mendoni se ekipi e kaloi ngërçin psikologjik dhe momentin e vështirë?

Mund të them që na u rikthye fati. Në tre takimet e fundit përvecse nuk arritëm të shënonim, ishte dhe cështje fati pasi përgjithësisht kemi dominuar kundërshtarët. Die ishte ndryshe, krijuam raste, shënuam gola dhe sigurisht kishim dhe fat, komponent mjaft I rëndësishëm në futboll. Besoj se rezultateve negative ju erdhi fundii dhe ekipi doli nga një mini-krizë.

– Na presin ndeshje mjaft të vështira, si i gjykoni ju dy takimet e radhës?

Skuadra është në rritje dhe disa futbollistë po kthehen në formën e tyre më të mirë edhe mendoj se disa lojtarë po rikthehen të fortë në një moment mjaft të rëndësishëm ku na presin me siguri dy ndeshje mjaft të vështira dhe të rëndësishmë për objektivat tona.  Pas asaj që pash në fushë ndaj Tiranës, jam optimist se do të marrim maksimumin në dy ndeshjet e radhës në kampionat.

Në fund të prononcimit të tij drejtori Fakiç është shprehur se ja kushton këtë fitore familjes Osmani: Kjo fitore shkon padiskutim për familjen e Tefik Osmanit. Shpresojmë se kemi arritur sadopak ta zbusim dhimbjen të cilën familja Osmani ka përjetuar së fundmi për shkak të humbjes të antarit të familjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU