Fakiç: I kënaqur me pikët, Skënderbeu del sërish kampion

Fakiç: I kënaqur me pikët, Skënderbeu del sërish kampion

1225
SHPËRNDAJE

Në një intervistë për “Sport Ekspres”, drejtori Haris Fakiç ka folur per ecurine e deritanishme te ekipit duke u shprehur i kenaqur per piket qe ka grumbulluar ekipi ne keto jave te para por duke theksuar se ky ekip mund te na dhuroje loje edhe me te bukur ne vijim te kampionatit.

– Haris, Skënderbeu në 3 javët e para ka 9 pikë. Si e konsideroni këtë start?

– Normalisht, jam i kënaqur me pikët. Ky Skënderbe është ndërtuar qe në fillim me futbollistë cilësorë dhe e prisnim këtë start. Megjithatë, kërkojmë më shumë, pasi mundësitë janë të paktën për sa u përket golave dhe lojës. Jemi një skuadër lider dhe jemi më të mirët në start. Nuk jemi në formën e duhur, por jemi në rrugën e duhur dhe nga informatat që kam deri tani, nuk besoj se do të kemi rivalë drejt titullit të 7-të kampion radhazi.

– Në fakt skuadra sikur nuk ka bindur, gjë që e ka pranuar edhe trajneri Agostineli. Mendimi juaj?

– Me trajnerin jemi në të njëjtin mendim. Kam biseduar shumë gjatë kësaj periudhe dhe duhet të presin edhe pak për të parë Skënderbeun e vërtetë në fushë. E them për lojën.

Kur mund ta shohim skuadrën e vërtetë dhe pse po çalon ajo?

– Skuadra ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe dy seanca në ditë dhe kjo ka ndikuar te forma e saj jo e mirë. Këtu ndikon edhe mungesa e ndeshjeve në verë. Gjithsesi, loja dhe golat e shumtë do të vijnë, sepse lojtarët i kemi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU