Fakic konfirmon qendrimin e Salihit

Fakic konfirmon qendrimin e Salihit

370
SHPËRNDAJE

Hamdi Salihi do të jetë pjesë e Skënderbeut edhe në sezonin e ardhshëm.

Lajmin e konfirmon drejtori sportiv i këtij klubi, Haris Fakic, i cili në një konferencë për mediat gjatë prezantimit të trajnerit të ri Andrea Agostineli, theksoi se sulmuesi shkodran nuk largohet nga Skënderbeu.

“Hamdi Salihin në këtë moment e konfirmoj si pjesë të Skënderbeut. Është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne. Kur kemi Hamdiun edhe ne jemi më të qetë. E konfirmoj që është pjesë e Skënderbeut dhe do të jetë në vazhdim”,-tha Fakic.

Emri i Salihit është lakuar së fundmi edhe në disa skuadra të huaja, ku më i freskëti ka të bëjë me një rikthim të shkodranit te Riedi në Austri.

Ditët e fundit u fol edhe për një bashkim të dy sulmuesve më të mirë të Superligës te klubi i Partizanit. Por në fund Sukaj mbeti tek “të kuqtë” dhe Salihi qëndroi sërish me kampionët e Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU