Falë Skënderbeut, u zgjeruan horizonte

Falë Skënderbeut, u zgjeruan horizonte

12439
SHPËRNDAJE

E kuptojmë shumë mirë inatin dhe xhelozinë për arritjet që ka bërë sot skuadra e Skënderbeut, por jemi të qetë në rrugën tonë. Kemi vendosur një standart të ri në futbollin shqiptar, pasi ishim ne që thyem çdo tabu. Më parë ëndërrohej kalimi i një turi në Europë, e sot falë Skënderbeut, u hapën horizonte të reja. Falë Skënderbeut skuadra të tjera shqiptare u “zgjuan” duke menduar që falë punës, përkushtimin dhe profesionalizmit diçka mund të arrihet. E pra, kjo një rritje e nivelit të kampionatit edhe në nivel ndërkombëtar. Jemi të sigurtë që kemi hapur horizonte të mëdha për median, kemi hapur horizonte për këdo skuadër futbolli në Shqipëri, kemi hapur horizonte për futbollistë të rinj, horizonte për këdo që jeton me futbollin në Shqipëri.
Pavarësisht sulmeve të mëdha mediatike dhe jo vetëm, asgjë nuk na shpërqëndron për të arritur misionin tonë të rradhës. Më poshte mund të gjeni rastet dhe golat e tre prej ndeshjeve të cilat cilësohen si të dyshimta nga organet e UEFA-s. Mund ti shikoni e rishikoni përsëri dhe të jepni gjykimin tuaj në lidhje me këto sfida. Ne do të vazhdojmë punën për të arritur atë çka asnjë ekip tjetër shqiptar nuk e ka bërë më parë. Tashmë, gjithçka, është kthyer edhe në një sfidë personale për vetë Skënderbeun. Dëshirojmë të përmirësohemi duke arritur më tepër nga çkemi arritur deri tani. Jemi në pikën ku nuk mund tja falim vetes mos-zhvillimin e mëtejshëm. Xhelozi apo inat pak rëndësi kanë për ne, por e sigurtë është që Skënderbeu do të vazhdojë të kryesojë dhe të thyejë rekorde në Shqipëri dhe kompeticionet Europiane.

Fati jonë nuk varet nga kompanitë e basteve! Fati jonë përcaktohet vetëm nga puna, nga djersa jonë dhe nga fusha e blertë. Ketë e kemi treguar në gjashtë sezone rradhazi dhe nëse ju mendoni dhe dyshoni vërtetë që këto ndeshje të dyshuara janë të trukuara, atëherë është një problem i madh juaji!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU