Faza përgatitore, drejtuesit të kënaqur me talentet

Faza përgatitore, drejtuesit të kënaqur me talentet

4980
SHPËRNDAJE

Prej 10-të ditësh ekipi i Skënderbeut po zhvillon fazën përgatitore në Austri në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të raundit të 2-të ndaj Ferencvaros.

Në ndryshim nga vitet e tjera klubi ka menduar të inkuadrojë me ekipin e parë dhe lojtarët e akademisë të cilët do jenë pjesë e ekipin të parë edhe gjatë sezonit 2016-2017.

Xhefri Bushi, Agim Zeka dhe Paolo Ivani janë grumbulluar nga trajneri Andrea Agostinelli. Të tre talentet bardhekuq kanë qënë ‘shtylla’ e ekipit Under-19 të cilët nën drejtimin e trajnerit Jani Kaçi ku arritën të shpallen dhe kampion të Kategorisë Superiore sezonin që sapo lamë pas.

Klubi po merr ‘frutet’ e një investimi të jashtzakonshëm të presidentit Ardjan Takaj dhe kujdesit të treguar nga Drejtori sportiv Haris Fakiç.Vetëm në një vit punë voluminoze klubi arriti të ngrejë në majat më të larta ekipet U17 dhe U19.

Ne si klub jemi të lumtur që pas gjithë kësaj punë arritëm të përfitojmë lojtarë të aftë për të qënë pjesë e ekipit kampion, lojtarë mund të konkurojnë dënjësisht për çdo pozicion në formacionin titullar.

Agim Zeka, Xhefri Bushi dhe Paolo Ivani janë aktivizuar në dy takimet e para miqësore duke dhënë sinjale mjaft pozitive duke fituar dhe besimin e trajnerit Agostinelli por edhe të drejtuesve më të lartë të klubit. Pavarësisht se mungon në grumbullim, pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm do të jetë edhe Uerdi Mara i cili vijon të ketë mbështetjen maksimale të klubit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU