Gavazaj: Më bindi ‘filozofia’ e klubit

Gavazaj: Më bindi ‘filozofia’ e klubit

1598
SHPËRNDAJE

Enis Gavazaj është një ndër lojtarët e afruar së fundmi në ekip në kuadër të përgatitjeve për kupat e europës dhe sezonin e ri. 21 vjeçari i kombëtares Shqiptare Under-21 zgjodhi ti bashkohet Skënderbeut pas një aventure në Belgjikë tek ekipi i GENT.

Gavazaj nuk është i pari Shqiptar i Kosovës që i bashkohet familjes bardhekuqe. Klubi prej vitesh beson tek talenti i lojtarëve të ardhur nga Kosova dhe këtu nuk bën përjashtim as mesfushori 21-vjeçar i cili ju është përgjigjur 5 pyetjeve të fansave për rubrikën më të fundit #FansTime duke zbuluar dhe disa detaje nga ditët e para si futbollist i Skënderbeut.

1-Prej ditësh jeni pjesë e ekipit tonë, mendoni se do tregoni vlerat tuaja më të mira në kupat e Europës për të realizuar ëndrrën e madhe të tifozëve për të hyre në grupet e Champions League?

Besoj se me serjozitet, punë dhe angazhim do të arrij të jap më të mirën në fushën e lojës dhe shpresoj që të realizojnë këtë ëndërr timen dhe tifozëve duke u kualifikuar në grupet e Championsit.

2-Mireseardhe ne familjen Bardhekuqe Enis, pas eksperiences tuaj me Gent dhe Roselare vendoset që të jeni pjesë e Skënderbeut, cila ishte arsyeja?

Pas aventurës në Belgjikë zgjodha ti bashkohem familjes bardhekuqe pasi më ka bindur dhe filozofia e klubit.Këtu punohet me të rinjtë dhe ka një strategji të qartë pune.

3-A beson se do ta zevendesosh Berishën pasi ne si tifoze e ndjejmë mungesën e tij?

E kam ndjekur Skënderbeun kur Bernardi ishte këtu dhe mendoj se ai ka bërë një punë mjaft të mirë por un mund të premtoj vetëm që do të jap maksimumin nga vetja ime në të mirë të klubit.

4-Cfarë përshtypje të ka lënë Agostineli dhe shokët e ekipit deri në këto momente?

Sa i përket tranerit të gjithë jemi të kënaqur me punën e Agostinellit ndërsa gjej rastin të falenderoj shokët e ekipit për mikpritjen që më kanë ofruar prej mbërritjes time këtu.

5-Çfarë i premton tifozëve për këtë sezon?

Siç e thash edhe më lart un premtoj që do jap maksimumin në aspektin personal me shpresën se do ti arrijmë të gjitha objektivat e klubit. I përshëndes të gjithë tifozët e Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU