Gentjan Liçi emërohet ndihmës i Agostinelit

Gentjan Liçi emërohet ndihmës i Agostinelit

1069
SHPËRNDAJE

Italiani i stolit korçar, Andrea Agostineli, do të ketë një ndihmës puro korçar. Dje paradite presidenti Ardjan Takaj ka marrë vendimin për emërimin e Gentjan Liçit si ndihmëstrajner të Skënderbeut. Liçi drejtoi U-17-ën e Skënderbeut sezonin ë shkoi dhe e shpalli kampione atë për grupin e jugut.

Në orët e paradites së djeshme, në momentin që skuadra do të nisej nga aeroporti “Nënë Tereza”, me të është bashkuar edhe Gentjan Liçi, ndihmësi i Agostinelit, që është prezantuar në avion me grupin e lojtarëve. Zgjedhja e presidentit Ardjan Takaj për të pasur pjesë të stafit një njeri që ka dhënë shumë për Skënderbeun, duket mjaft e goditur.

Liçi tashmë ka lënë ekipin e paratërinjve, ku ka mbetur vetëm Bledar Vila trajner, por shumë shpejt do të gjendet edhe zëvendësuesi. Vlerat e Gentjan Liçit në Korçë i dinë të gjithë. Ai i ka dhënë shumë fanellës bardhëkuqe dhe tashmë do ta ndihmojë nga stoli, duke filluar aventurën e ndihmëstrajenrit.

Në një të ardhme jo shumë të largët Liçin mund ta shikojmë edhe si trajner të parë. Ai është pranë skuadrës në Austri dhe është shprehur shumë i lumtur për këtë vlerësim të presidentit Takaj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU