Gjermania mposht Shqipërinë, Shkëlqen Agim Zeka

Gjermania mposht Shqipërinë, Shkëlqen Agim Zeka

1114
SHPËRNDAJE

Gjermania Under19 ka fituar 3-2 me kuqezinjtë në “Selman Stërmasi”. Shqipëria e pati të pamundur t’i rezistonte furisë së skuadrës së Frank Kramer, duke pësuar plot 3 gola pjesën e parë por talenti bardhekuq Agim Zeka ka shfaqur ‘repertorin’ e tij ne pjesen e dyte te lojes duke mbyllur krejt takimin me rezultatin e ngushte 3-2.

Ne minuten e 78-te erdhi momenti i kthesës për Shqipërinë. Berisha lëviz bukur në zonën kundërshtare dhe fiton një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga nga Agim Zeka.

Talenti i Skenderbeut shpërtheu në minutën e dytë shtesë duke shmangur disa kundërshatarë me nje sprint te admirueshem për ta dërguar më pas topin në rrjetë me një diagonale të saktë.

Vetëm pak sekonda më vonë kryesori vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes, që pavarësisht humbjes ishte e një niveli të kënaqshëm nga ana e Shqipërisë nderkohe qe Agim Zeka justifikon besimin e dhene nga trajneri Arjan Bellaj.

E gjithe familja bardhekuqe eshte entuziazmuar nga paraqitja e 18 vjecarit i cili vitin e kaluar ishte vendimtar ne fitimin e titullit kampion nga ekipi Under-19. Tashme pjese e ekipit te pare te Skenderbeut, Zeka pritet qe shume shpejt te jete nje element i rendesishem dhe per trajnerin Agostinelli.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU