Idrizaj: Më bindën objektivat, premtoj maksimumin për klubin

Idrizaj: Më bindën objektivat, premtoj maksimumin për klubin

1767
SHPËRNDAJE

8 vite në Kategorinë Superiore me fanellat e Bylisit, Teutës dhe Flamurtarit, Mbi 160 ndeshje zyrtare.Hektor Idrizaj,mbrojtësi 27-vjeçar ka zgjedhur ti bashkohet familjes bardhekuqe duke firmosur një kontratë për 3 vitet e ardhshme.

Mbrojtësi Vlonjat është i pari që do përgjigjet pyetjeve të fansave në Facebook për rubrikën #FansTime. 5 pyetje dhe 5 përgjigje ku Idrizaj zbulon çfarë e bindi të firmosë për Skënderbeun, punën e trajnerit të ri Agostinelli si dhe impaktin e parë për klubin bardhekuq.Në fund nuk mund të mungonte një mesazh për ‘Ujqërit e Deborës’.

1- Hektor, prej me shume se 1 jave jeni lojtar i Skenderbeut.Cili eshte impakti juaj i pare per klubin?

Impakti i parë është shumë pozitiv. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë edhe ndihem mjaft mirë për këtë lëvizje. Këtu gjithçka ecën në sinkron dhe qetësisht.

2-Çfarë ju bindi të firmosni per skenderbeun?

Ka shumë arsye por veçanërisht klubi dhe projekti që kryesia me parashtroi por pa dyshim edhe objektivat madhore që ka klubi i Skënderbeut.

3-Agostinelli merr drejtimin e Skenderbeut pas 4 vitesh te arta te Mirel Joses nën drejtimin e klubit.Si ju duket puna e Agostinellit deri me tani?

Koha e profesor Mirel Josës ka qënë e arte dhe më duhet ta përgëzoj, besoj edhe mendoj se duhet që ekipi të vazhdojë erurinë e deri tanishme. Përsa i perket trajnerit Agostineli, ai po mundohet me shumë punë që të injektojë sa më shpejt filozofinë e tij të lojës edhe deri tani po ecim me riteme shumë të mira.

4-Do të luani në kupat e europes me Skënderbeut. Si ju duket rivali i pare në Champions League?

Rivali qe kemi përballë është relativisht i fortë por ne do të bëjmë çmos të kalojmë më tej, dhe pse jo të përsëritim suksesin historik të sezonit të shkuar.

5-Mesazhi juaj per tifozerine Korçare?

Premtoj që Hektori do japë maksimumin dhe do kërkoja të vinin sa më të shumtë në stadium në mbështetje të ekipit. Ata janë lojtari ynë i 12-të dhe mbeshtetja e tyre është thelbësore në vazhdim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU