James nderon Skënderbeun, 1-0 me Teutën

James nderon Skënderbeun, 1-0 me Teutën

144
SHPËRNDAJE

Nëse nuk shënon Salihi, apo Latifi, topin drejt rrjetës e shtyn James Adeniy. Ishte sulmuesi nigerian njeriu i ndeshjes për kampionët në fuqi të Skënderbeut në fitoren minimale ndaj Teutës në Niko Doava, e gjashta radhazi për korcarët në fazën e katërt. Diferenca me Kukësin mbetet vetëm një pikë edhe pas kësaj pengesë shumë të vështirë, me cështjen e titullit që pritet të mbetet e hapur deri javën e fundit.

Loja e hapur që në minutat e para dha sinjalin se do të ishte një ndeshje të bukur dhe me raste të shumta shënimi. Dita i Teutës gjen në gatishmëri Shehin me një goditje nga një distancë e largët në minutën e shtatë, një pak caste më pas Latifi vë në prove Kastratin që devijon në fundore.

Pa u mbushur 10 minuta lojë Skënderbeu nis një aksion model që përmbyllet me golin e James, i cili u shyt me kokë pas krosimit të Osmanit.

Goditje e rëndë për vendasit që gjithsesi mundohen të reagojnë shumë shpejt me Hilën, që i shërbyer nga Musta, godet në qendër. I rrezikshëm krosimi i Latifitit në të 15, Kastrati ndërhyn në momentin e fundit duke e dërguar topin në fundore. Salihi për pak shënon të dytin në minutën e 24-rt, me topin që kalon ngjitur me shtyllën.

James bën njeriun asist për Salihin në të 33-ën, por Kastrati bën mrekullinë ndërsa gjuajtja e kotobellit thuajse 10 minuta devijohet nga mbrojtja.

Teuta merr goditjen e dytë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Kryesoi ndëshkon me karton të kuq Emiliano Mustën, ndërsa Gavazaj merr të verdhën pas një përplasjeje mes të dyve.

Pjesa e dytë nis me një rast të pastër të humburt nga Salihi, i cili përballë Kastratit godet mbi tra.

Skënderbeu në superioritet numerik tregohet edhe më i kujdesshëm në fazën mbrojtëse në fraksionin e dytë. Aq sa rreziku i parë në portën Korcare ishte ai i minutës së 60 me goditjen e Prognit që u kontrollua nga Shehi. Mbi tra tentativa e James në të 63-ën, ndërsa në krahun tjetër shfaqet sërish i sigurt Shehi në kontrollin e Topit pas ekzekutimit të një goditjeje të lirë nga Progni .

E pabesueshme cfarë humbet Latifi në të 85-ën, presioni i Kastratit e detyron të vonohet në finalizim, ndërsa Latifi në kohën shtesë e mgrë më shumë se cduhet topin në një pozicion të prirët. Përfundon me fitoren minimale të Skënderbeut edhe kjo sfidë, rezultat që e mban ekipin e Ilir Dajës në garën për titullin, ndërsa Teutës do t’i duhen ende pikë në tri ndeshjet e mbetura për të siguruar matematikisht mbijetesë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU