Jashanica: Kemi edhe 6 finale për të fituar

Jashanica: Kemi edhe 6 finale për të fituar

595
SHPËRNDAJE

Bajram Jashanica e sheh plotësisht të arritshëm kreun e rënditjes pas 6 ndeshjeve të mbetura. Për mbrojtësin bardhekuq, ekipi ka forcën dhe përvojën e duhur për ta mbyllur me sukses edhe këtë sezon.

LAÇI – “Në ndeshjen e fundit treguam forcën dhe karakterin qe kemi si skuadër. Bindëm me lojë dhe rezultat. Por duhet të vazhdojmë rrugën e fitoreve dhe të mbajmë ritmin e duhur”.

RIVALËT – “3 pikë diferencë me ekipet e kreut nuk janë shumë. Janë dhe 6 finale deri në fund dhe 18 pikë në lojë. Mos harrojmë dhe kemi dhe ndeshje direkte me rivalët dhe nëse duam titullin duhet ti fitojmë”.

LUFTËTARI – “Ndaj Luftëtarit do të jetë ndeshje e vështirë pasi kemi përballë një kundërshtar të fortë. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje. Na intereson ajo që do bëjmë ne dhe jam i bindur se do dalim me 3 pikë nga kjo transfertë. Një ekip kampion duhet ta tregojë vetën në këto situata”.

KUPA – “Mendoj se është shpejt të flasim për finalen e kupës pasi me parë duhet të merremi me 6 finalet e kampionatit. Nuk ka finale të lehtë por gjithsesi besoj se ky është viti i duhur për të fituar të dy trofetë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU