Jashanica: Korabi si të tjerët, vlen 3 pikë

Jashanica: Korabi si të tjerët, vlen 3 pikë

484
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi Kosovar I Skënderbeut, Bajram Jashanica, një nga futbollistët më në formë të kampionëve në konferencën për shtyp një ditë përpara sfidës ndaj Korabit, është shprehur optimist për rezultat pozitiv por bën thirrje që ekipi të tregohet I kujdesshëm sepse një sezon më parë ishte Tërbuni ai që e surprizoi. Jashanica I frikësohet edhe aleancave, por së pari Skënderbeu duhet të fitojë ndeshjet e tij e më pas të mendoj për kundërshtarët.

– Si më të qeshur dukeni pas fitores në Vlorë…

Të them të drejtën jemi të qeshur por është detyra jona e cila ka rikthyer moralin dhe duhet ta vazhdojmë.

– Kjo ndaj Korabit do jetë si “shplodhje”?

Nuk e mendoj të tillë. Për ne është ndeshja e rradhës e cila ka marrë vemendje maksimale dhe duhet ta vlerësojmë maksimalisht këtë skuadër, fitorja ndaj së cilës vlen 3 pikë, po aq sa fitorja ndaj Flamurtarit.

– Këtë sezon sikur nuk po e diktoni Superioren…

Zëvëndësimet e trajnerave dhe lojtarët kanë bërë te tyren duke sjellë ndryshime, por kjo nuk do të thotë që Skënderbeu ka ndryshuar objektivat e tij. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për titullin kampion deri në ndeshjen e fundit, edhe në kupë edhe kampionat.

– Çfarë ndodh me Skënderbeun kur luan me pretendentët?

Ne kemi luajtur shumë mirë më mirë se kundërshtarët, por na ka munguar fati. Sigurisht që kishim më shumë fat dhe nëse ai do ishte në anën tonë do të merrnim rezultate më të mira.

– I keni parë golat ndaj Kukësit dhe Teutës. Çfarë ka ndodhur me mbrotjen, duket e ngadaltë?

Mbrotja fillon nga sulmi, pra duhet të jemi të gjtihë më të përqëndruar që mos të na ndodhin më gola të tillë. Duhet të jemi grup më i fortë në të gjitha repartet e fushës. Nuk duhej të na kishin ndodhur. Nuk e mendoj të ngadaltë. Kemi eksperiencë dhe nuk kemi pësuar shumë gola që të alarmohemi. Jemi një mbrotje e mirë, por sigurisht në episode të veçanta duhet të jemi më të kujdesshëm.

– Partizani, Kukësi dhe Skënderbeu. Do i vlerësonit kështu?

Tani për tani është kjo situatë, por deri në fund duhet të jemi ne që të marrim vendin e parë. Kukësi dhe Partizani janë ekipe të forta. Kukësi nuk ka humbur akoma, por ka akoma ndeshje. Shpresoj që të kemi fat në ndeshjet e rradhës, direkt ndaj Kukësit dhe Partizanit.

– Shpresoni tek gabimet e kundërshtarëve?

Ne sjemi marrë me ekipet rivale, por kemi parë punën tonë. Ndalesa e tyre na favorizon, por duhet të marrim ndeshjet tona. Janë finale dhe nuk duhet të gabojmë asnjë ndeshje, të fitojmë kampionatin. Skënderbeu ka pasur forcë dhe do të ketë forcë për ta përmbysur këtë renditje.

– A i trembeni aleancave?

Sigurisht që I trembemi por duhet të bëjmë punën tonë. E thashë edhe më lart që e rëndësishme është të marrim pikët tona maksimale, por kryesore është fitorja ndaj Korabit. Kemi ekip të mirë dhe besoj që do tja dalim te fitojme titullin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU