Kairat Almaty, rivali i radhës ne Europa League

Kairat Almaty, rivali i radhës ne Europa League

798
SHPËRNDAJE

Ujqërit siguruan mbrëmjen e djeshme kalimin në raundin e 2-të të UEFA Europa League pas fitoren 0-5 ndaj ekipit nga Andorra, UE Sant Juliá.

Në raundin tjetër, të besuarit e trajnerit Ilir Daja do të përballen me Kazakët e Kairat Almaty. Rivalët e ardhshëm siguruan kalimin më tej pas fitores së përgjithshme 8-1 ndaj Lituanezëve të Atlantas.

Skuadra nga Almaty vjen në UEL pasi e mbylli sezoni e shkuar në vëndin e 2-të, 7 pikë pas Astanës së vëndin të parë.

Kjo nuk është hera e parë që Kairat përballet me skuadra Shqiptare. Në të kaluarën rivalët e raundit të 2-të janë ndeshur me Kukësin dhe Teutën ku në të dyja rastet janë kualifikuar për më tej.

Takimi i parë zhvillohet në 13 korrik në ‘Almaty Central Stadium’ ndërsa takimi i kthimit pas një jave në Korçë.

Pas fitores në ndaj Sant Juliá, ekipi është nisur drejt Stambollit ku do të zhvillojë 5 ditë përgatitje në kuadër të ndeshjes së parë në Kazakistan.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU