Kelmendi vishet zyrtarisht bardhekuq

Kelmendi vishet zyrtarisht bardhekuq

371
SHPËRNDAJE

Mesfushori nga Kosova, Shend Kelmendi nga sot është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. 22 vjeçari ka firmosur sot bashkë me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj kontratën që e lidh me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme.

Në prononcimin e tij të parë si ‘Ujk’, Shend Kelmendi u shpreh i kënaqur për arritjen e bashkëpunimit dhe shprehet se shpreson ta ndihmojë ekipin sa më shumë për të fituar trofe.

“Është kënaqësi e madhe të jesh pjesë e kësaj familje kaq të madhe, jam i lumtur që kemi arritur këtë bashkëpunim me drejtuesit e klubit të cilët i falenderoj maksimalisht. Jam ambientuar shumë shpejt me shokët e ekipit. Objektivat e mia janë normalisht ato që ka edhe klubi, dua që ta ndihmoj skuadrën për të fituar trofe. Kam ndjekur shumë ndeshje të Skënderbeut sepse kam ndjekur shokët e mi nga Kosova, edhe loja e këtoj ekipi më
ka tërhequr shumë, gjithashtu duke mos harruar tifozët që gjithmonë i kanë dhënë skuadrës mbeshtetjen maksimale”
, u shpreh Kelmendi për webin zyrtar të klubit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU