Klubi ndërpret kontratën me Afrim Takun

Klubi ndërpret kontratën me Afrim Takun

302
SHPËRNDAJE

Afrim Taku nga sot nuk do të jetë më pjesë e KF Skënderbeu. Menaxheri i përgjithshëm, Gerhard Takaj dhe mesfushori kanë arritur marrëveshjen me mirëkuptim për të mos vazhduar mardhënien kontraktuale. 

Taku firmosi me Skënderbeun në fillim të verës duke u bërë një ndër afrimet në kuadër të përgatitjeve europiane. Nën urdhërat e trajnerit Ilir Daja, lojtari u aktivizua për 27 minuta në sfidën e turit të parë ndaj Sant Julias.

Në duelin e turit të dytë kualifikues përballë Kairat Almaty, Taku u aktivizua titullar në të dy ndeshjet, për një total prej 170 minutash në fushën e lojës. Përballë Mladá Boleslav, mesfushori ishte titullar në ndeshjen e parë, të humbur 2-1 në Republikën Çeke, ku u zëvendësua në min 67. Në sfidën e kthimit, ku Skënderbeu realizoi një përmbysje madhështore, Afrim Taku nuk luajti.

Familja bardhekuqe i uron Takut suksese në aventurën e tij të re.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU