Kur fatin e vendos arbitri

Kur fatin e vendos arbitri

224
SHPËRNDAJE

Ishte një finale skandaloze, e prishur nga një arbitër. Ai gjest simbolik i Hamdi Salihit teksa gris kartonin e kuq duke shfryrë për të lënë fushën është një nga imazhet që do të mbahen mend gjatë nga ky kampionat. Një penallti e paqenë e akorduar në favor të Kukësit dhe pak më vonë një nga ato penallti sade, këtë herë në favor të Skënderbeut por këtë herë e paakorduar edhe pse arbitri ishte pak metra larg, nuk lënë dyshime për fatin e një ndeshje që pastaj mori kot edhe me vendimet arbitrare, ose më saktë gabimet e një arbitrimi të dalë komplet jashtë cdo llogjike. E pamundur të shpjegosh ndryshe Salihin që gris një karton të kuq të marë nga duart e arbitrit që pak më pas e thërrasin kthehu nuk fushë, nuk të kanë ndëshkuar, e pamundur të shpjegosh edhe një tjetër penallti sade për Kukësin, me topin e Pejic që pengohet nga dora teksa shkon drejt rrjetës, por që këtë herë nuk akordohet, një tentativë kompensimi ndoshta, por që nuk lan dot aspak njollën e rëndë. Janë episode të mjaftueshme për të dalë në përfundimin, se kjo ishte një finale që e vendosi arbitri.

Një njollë që kampionati shqiptar nuk e meritonte, nuk e meritonte Skënderbeu, nuk e meritonte madje as Kukësi, mund të kishte fituar apo barazuar edhe pa atë damkë, nuk e meritonin padyshim as qindra mijëra tifozë që jetojnë me futbollin shqiptar dhe kanë parë veten të zhgënjyer. Para pak kohësh Enea Jorgji konsiderohej një ndër arbitrat më premtues të futbollit shqiptar, më pak i kontestuar dhe i aftë të drejtojë mirë edhe ndeshje të mëdha. Me këtë finale padyshim që i ka vënë një vizë emrit të tij, në fushë ishte i njëanshëm dhe shpjegimet përse janë me pak se gishtat e njërës dorë. Me këtë ndeshje Jorgji tregoi se ose është i korruptuar deri në atë pikë sa të marë guximin për të vendosur një finale titulli, ose është i paaftë në kufijtë e ulërimës , ose më e pakta është firkacak, nuk ka personalitetin për të përballuar presionin e një sfide të tillë. Cila nga të treja? Vështirë të thuhet, shpjegimin këtë herë mund ta japë vetëm Jorgji, tashmë dëmi është bërë! / Supersport

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU