Lafiti i jep fitoren Skënderbeut ndaj Vllaznisë

Lafiti i jep fitoren Skënderbeut ndaj Vllaznisë

184
SHPËRNDAJE

Duhen një sërë rrethanash që të zgjidhin enigmën në Vllaznia – Skënderbeu, duhet inkursioni i Micit, gabimi i Bicit, nuhatja dhe shpejtësia e Latifit që kombinon me Muzakën dhe gjen më në fund rrjetën e Agiovic. Eshtë goli i Latifit që vendos ndeshjen dhe kreun e klasifikimit ku të paktën për një natë qëndron Skënderbeu.

Deri në atë moment ngjasonte me një sfidë të lajtmotivit dua por nuk mundem dhe kishte shumë pak për të treguar, informacione rutinë, me Takajn që padyshim kishte shkuar në Shkodër me synimin për ta gdhirë në krye këtë të Dielë, natyrisht obligim për Skënderbeun përballë një Vllaznie të përgjysmuar nga mungesat ku Cungu në një kampionat dritëhijesh si sikueta e tij pas xhamit të stolit  detyrohej të tërhiqte një numër 10 si Shtubina në mbrojtje.

Salihin që kthehej në Shkodër me synimin për të hedhur pas atë figurë të keqe që bëri herën e fundit me Panenkan, por si në një do të doja por nuk mundesha në pjesën e parë rastet munguan. Vështirë se mund të quash të tilla ndonjë goditje nga larg të Latifit.

Një pjesë e parë pa emocione me Skënderbeun që provon të bëjë dicka më tepër se kontrolli i topit në të dytën, te Skënderbeu aty ku këtë vit kanë shënuar Jashanica, Osmani dhe Radas, vijojnë që golin ta kërkojnë njerëzit e mbrojtjes Vangjeli gjen devijimin e Agovic në të 50, Radas provon një tjetër mrekulli si ajo ndaj Luftëtarit por kupton se nuk ndodhin në cdo ndeshje ndërsa goditja me kokë e Gledi Micit është për t’u harruar edhe pse pozicioni i mirë.

Një ndeshje që nuk ngroh shumë, dhe pikërisht kur mendon një 0-0 si herën e fundit ja ku vijnë një sërë rrethanash të tipit gabim i Bicit nuhatje e Latifit që vendosin shumë. Daja mund të gëzojë, natyrisht jo për lojën por ky 1-0 vërtet vlen shumë, Skënderbeu i tij me rekordin perfekt të pikëve në kampionat është në krye. Kemi harruar Salihin, nuk ishte ndeshja e tij, ndoshta të etur për të huazuar një term gazetaresk i është thënë rikthim në vendin e krimit, për atë panenkë. Në fakt nuk është kështu, Loro Borici për të s’mund të jetë kurrë vendi i krimit, është shtëpia e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU