Latifi: Fitore e rëndësishme, goli për nënën

Latifi: Fitore e rëndësishme, goli për nënën

1995
SHPËRNDAJE

Liridon Latifi ishte heroi i Skënderbeut në fitoren e sotme ndaj Vllaznisë me golin e tij. Pas ndeshjes, për emisonin “Gol pas Goli u shpreh:

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, bëmë atë që na kërkoi trajneri, me shumë qarkullim topi dhe qetësi, duke pritur rastin për të shënuar. Pata fat në momentin e golit, sepse rrëmbeva një top të humbur nga mbrojtja dhe godita, duke befasuar edhe portierin. Jam i lumtur, dëshironim 3 pikët dhe ia dolëm.”

GOLI – “E pashë që Bicaj do pasonte në mes dhe arrita ta kap topin, më pas Muzaka më shërbeu shumë mirë dhe shënova me një goditjë perfekt. Golin ia dedikoj nënës sime që nesër ka ditëlindjen. Ky është gol special për mua.”

DËMTIMI – “Pata një shqetësim të vogël dhe ndjeva dhimbje në një moment, por nuk është asgjë serioze.”

SALIHI – “Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, është lojtari gol te skuadra jonë dhe e bën në mënyrë perfekte detyrën. Goli po i mungon shumë, por jam i bindur që herët a vonë goli do të vijë. U mundua shumë, por kundërshtari e mbuloi fort dhe kjo na jep shumë hapësira ne të tjerëve pranë tij.”

KOMBËTARJA – “Nuk e kam unë në dorë, unë jam maksimumin, ndërsa më pas vendos trajneri i kombëtares”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU