Latifi & Jashanica: Luajmë dhe 2 finale për të arritur objektivat

Latifi & Jashanica: Luajmë dhe 2 finale për të arritur objektivat

1219
SHPËRNDAJE

Dy talentet e Skënderbeut, Bajram Jashanica dhe Liridon Latifi janë shprehur mjaft të lumtur për fitoren e arritur ndaj Tiranës në mikrofonin e Supersport ndërkohë kanë theksuar se ekipi tashmë luan dy ndeshje mjaft të rëndësishme për ta mbyllur vitin brënda objektivave.

Liridon Latifi: “Ishte goli i dytë ndaj Tiranës dhe janë dy gola shumë të rëndësishëm. E zhbllokuam shumë shpejt ndeshjen dhe kjo na ndihmoi. Shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm. Trajneri më jep më tepër detyra ofensive, por më kërkon edhe të kthehem për të ndihmuar gjithmonë skuadrën. Prej sfidës së kaluar ndaj Teutës u paraqitëm shumë mirë, por nuk arritëm ta zhbllokonim rezultatin dhe ta fitonim. Edhe paraqitja e sotme ishte mjaft e mirë nga ana jonë dhe ishte përgjithësisht një ndeshje e mirë. Kukësi dhe Partizani? Janë dy ndeshje shumë të vështira dhe ne do të luajmë për fitore për të arritur objektivin tonë.”

Bajram Jashanica: “Nuk pësojmë sepse trajneri na jep shumë përgjegjësi, duke kërkuar që fillimisht të mos pësojmë dhe më pas të shënojmë. Por, mbrojtja nuk ka qenë gjithmonë e plot në këtë sezon. Agostinelli është më racional se ish-trajneri Josa, edhe sepse luan në mënyrë më difensive. Ekuban apo Pejiç? Janë dy lojtarë shumë të fort. Pas fitores me Tiranën, tani na presin edhe dy sfida mjaft të forta ku do kerkojme te marrim maksimumin per te arritur objektivat tona”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU