Latifi: Kombëtarja? Ftesa në çastin e duhur

Latifi: Kombëtarja? Ftesa në çastin e duhur

399
SHPËRNDAJE

Liridon Latifi ishte një ndër prurjet e reja të trajnerit De Biasi në Kombëtare për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Rusi 2018, ndaj Lihtenshteinit dhe Spanjës. Një surprizë e bukur për futbollistin e Skënderbeut që u shpreh mjaft i kënaqur për këtë grumbullim të parë.

“Jam shumë i lumtur që mora një ftesë për ekipin kombëtar. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan te unë dhe shpresoj që t’ja shpërblej besimin. Është momenti i duhur për të qenë pranë Kombëtares sepse po kaloj një formë shumë të mirë.”

Në intervistën ekskluzive për Supersport, Latifi pranoi se pavarësisht mungesës së ftesës nga Kosova ajo e tija ishte një zgjedhje vazhdimësie.

“Të them të drejtën nuk kam marrë ftesë nga Kosova, por Shqipërinë e zgjodha sepse kam qenë pjesë e ekipeve kombëtare, që nga 17 vjecarët, 19 vjecarët, Shpresa e deri te skuadra e parë.”

Këtë verë talenti i Skënderbeut ishte shumë pranë kalimit në Rusi te Rostov, marrëveshje që dështoi në momentet e fundit megjithatë 22 vjecari pranoi se nuk heq dorë nga dëshira për të provuar një përvojë ndërkombëtare.

“Për fat të keq në verë nuk arrita të transferohem te Rostov. E dëshiroja këtë kalim, pasi Rostov luan dhe në Champions League megjithatë shpresoj që verën e ardhshme të arrij të transferohem në një skuadër europiane dhe të provoj dhe një eksperiencë të re në karrierën time, për të cilën jam gati.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU