Latifi: Morëm një fitore të çmendur

Latifi: Morëm një fitore të çmendur

917
SHPËRNDAJE

Liridon Latifi ishte heroi i Skënderbeut në fitoren e sotme ndaj Vllaznisë. Talenti i kampionëve shënoi golin e fitores në shtesë, teksa pas ndeshjes ai u shpreh:

PENALLTIA – “Penalltinë e parë e gjuajti Salihi dhe ai është gjuajtësi kryesor. Penalltinë e dytë në shtesë e mora unë, pasi Salihi kishte emocione. Ai më pyeti a dëshiroja ta gjuaja dhe pranova. Tani, duke e menduar mirë, ndoshta do të kisha refuzuar”.

ECURIA – “Vitin e parë kur erdha unë Skënderbeu ishte shumë i fortë. Tani jemi përmirësuar ndjeshëm dhe duhet të vazhdojmë kështu, me përjashtim të ndeshjes së sotme, sepse bëmë gabime pa fund në aspektin mbrojtës. Në ndeshjen e ardhshme kundër Teutës duhet të bëjmë shumë përmirësime, sepse nuk do na falen më gabime të tilla.”

NDESHJA – “Në fakt, ashtu si shkoi ndeshja, po i humbnim shpresat dhe po shihnim të digjeshin shpresat për titull, sepse humbja na largonte përfundimisht nga gara. Megjithatë, kishim besim se nëse barazonim, do të gjenim edhe golin e fitores.”

MERKATO – “Këtë punë e dinë menaxheri dhe babai im, nuk di asgjë. Jam i përqëndruar tek Skënderbeu. Sa për titullin, mendoj se i kemi mundësitë të fitojmë çdo ndeshje deri në fund dhe të shpallemi kampionë.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU