Latifi: Ndaj Luftëtarit, ndeshja jonë më e bukur

Latifi: Ndaj Luftëtarit, ndeshja jonë më e bukur

943
SHPËRNDAJE

Pas fitores ndaj Luftëtarit me rezultatin 3-0 Latifi u shpreh mjaft i kënaqur ne fitoren dhe ka deklaruar se kjo ishte ndeshja më e bukur e Ujqërve nën drejtimin e trajnerit Daja.

“Nga rezultati po të nisemi duket si një fitore e lehtë por në fushë ka qënë një ndeshje mjaft impenjative, bëmë 110% në fushë duke i ditur edhe cilësitë e Luftëtarit që ka zhvilluar një kampionat shumë të mirë deri tani. Por ne i treguam se të luash kundër Skënderbeut duhet të jesh një ekip i një niveli tjetër dhe se ne jemi ata që e bëjmë lojën më të bukur në kampionatin Shqiptar”.

“Besoj se kjo ka qënë ndeshja më e bukur që kemi zhvilluar që në kohën kur Daja është në stolin tonë, por edhe ndeshjet e kaluara kanë qënë të një niveli të mirë. Ekipi ka ndryshuar shumë si nga loja edhe nga rastet që kemi krijuar. Mund të them se sot arritëm që të konkretizonim më mirë rastet që kishim për shënim dhe arritëm të marrim një fitore bindëse, ndryshe nga ndeshjet e kaluara kur prodhonim raste por mungonte finalizimi.”, U shpreh Latifi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU