Latifi: Në Andorrë do shohim një Skënderbe tjetër

Latifi: Në Andorrë do shohim një Skënderbe tjetër

360
SHPËRNDAJE

Ekipi vijon përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Sant Juliá në Korçë. Në kampin bardhekuq mbizotëron optimizmi energjia pozitive. 

Liridon Latifi është një nga lojtarët që e sheh të kryer kalimin e ekipit në fazën tjetër. Në një prononcim për mediat, talenti bardhekuq është shprehur optimist se ekipi do arrijë të fitojë dhe në ndeshjen e kthimit.

“Nuk ka dyshim që në ndeshjen e kthimit do shohim një Skënderbe tjetër nisur dhe nga fakti se kundërshtari nuk do të mbyllet në mbrojtje pasi i duhet të shënojë. Në ndeshjen e parë na mungoi fati pasi duhet të kishim shënuar së paku 4-5 gola. Gjithsesi mendoj se ekipi ka nevojë për përmirësim sidomos tek pasi i fundit dhe konkretizimi. 100% kalojmë ne dhe do të shkojmë më të motivuar në ndeshjen me Kairat. Nuk mendoj për largimin, atë punë e vendos klubi, unë jam i përqëndruar tek Skënderbeu”, U shpreh Latifi për mediat e interesuara.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU