Latifi: Suksesi i takon grupit, besojmë tek kualifikimi

Latifi: Suksesi i takon grupit, besojmë tek kualifikimi

243
SHPËRNDAJE

Ekipi i është rikthyer ditën e djeshme përgatitjeve në Korçë pas barazimit 1-1 ndaj Kairatit në Kazakistan. Pritje e ngohtë nga tifozët dhe interes i lartë nga gazetarët karshi ekipit.

Latifi ishtë lojtari i cili ju përgjigj interesit të mediave në stadiumin ‘Skënderbeu’, nisur dhe nga përformanca e shkëlqyer në ndeshjen e parë ndaj Kairat ku ‘ylli’ bardhekuq ishtë ndër më të mirët në fushë. Latifi ka folur për rezultatin e arritur ndaj Kazakëve të Kairat dhe është shprehur se ekipi beson tek kualifikimi më tej:

“Jemi të kënaqur të gjithë si skuadër për atë që dhamë në fushën e lojës dhe morëm atë rezultat që na favorizon për ndeshjen e kthimit. Merita nuk është as e imja dhe as e ndonjë individi tjetër por e grupit që funksionoi shkëlqyer. I gjithë ekipi ka besim se do të jemi ne ata që do të kalojmë në turin tjetër. Nuk dua të flas për ekipin tim të ri, unë dua të shkoj sa me larg më Skënderbeun në europë, skuadër që më bëri me kaq emër. Po e përjetoj me entuziazëm çdo ditë timen në Korçë deri në fund”, U shpreh Latifi për mediat

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU