Malaj: Skënderbeu, ‘hap’ i madh në karrierë

Malaj: Skënderbeu, ‘hap’ i madh në karrierë

1593
SHPËRNDAJE

Argjend Malaj është një tjetër Shqiptar i Kosovës që zgjodhi ti bashkohet Skënderbeut në merkaton verore.21 vjeçari nga Vushtria luan prej dy sezonesh në Kategorinë Superiore ku numëron 55 ndeshje zyrtare.

Mesfushori i qëndrës ju është përgjigjur pyetjeve të fansave për rubrikën #FansTime duke treguar emocionet e këtij transferimi, objektivat personale dhe të ekipit.Në fund si gjithmonë nuk mund të mungojë një mesazh për ‘Ujqërit e Deborës’.

1-Cilat janë objektivat tuaja personale dhe ku do të arrish me fanellën e Skënderbeut?

Un dëshiroj të kthehem në një lojtar të rëndësishëm për klubin, do jap më të mirën time në fushën e lojës me shpresën që ky Skënderbe do përsërit sukseset e vitit të shkuar.

2- A ndjehesh i lumtur që ke firmosur për Skënderbeun?

Normale që ndihem i lumtur, Skënderbeu po dominon futbollin Shqiptar vitet e fundit, për mua është një një vlerësim i madh te jem pjesë e klubit.

3- Pse e le Tiranën për një kundërshtar si Skënderbeu?

Dëshiroja të bëja një hap të madh në karrierë dhe Korça ishte zgjidhja më e mirë në Shqipëri.Klubi punoj me të rinjtë dhe do shpresoja që në të ardhmen ky kalim të shërbente si një trampolinë për një kampionat më të fortë.

4-Mendoni se ky ekip ka potencialin për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar duke hyrë në grupet e Europa League?

Mendoj se potenciali i klubit është edhe më i madh se një vit më parë dhe shpresoj që të përsëritim ato suksese por me një ndryshim, këtë vit do kërkojmë grupet e Champions League. Këto ditë të para kam vënë re se ky klub ka një potencial të jashtzakonshëm dhe arritjet e viteve të fundit nuk janë kurrsesi rastësi por ‘fruti’ i një punë të mirë nga drejtuesit.

5- Cili është mesazhi juaj për tifozërinë?

Dua të them që ‘Ujqërit e Dëborës’ kanë një meritë të madhe për këto suksese të klubit. Janë një ndër pikat më të forta të skuadrës dhe shpresoj mos ndalen kurrë duke na mbështetur.I përshëndes të gjithë tifozët bardhekuq.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU