SHPËRNDAJE

Në prag të Superkupës së Shqipërisë, sfidë që do të luhet në 24 Gusht në “Selman Stërmasi” përballë Kukësit, Skënderbeu kampion do të zhvillojë testin e rradhës miqësor. Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës do të vijë ekipi i Kamzës, një skuadër e mirëorganizuar e cila është pretendente për tu rikther sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Ftesës së kamzalinjve u është përgjigjur pozitivisht stafi teknik dhe trajneri Agostinelli do të krijojë idenë përfundimtare për formacionin zyrtar që do të zbresë në fushë ditën e mërkurë në përballje ndaj Kukësit. Takimi do të luhet në orën 18:00 dhe hyrja do të jetë e lirë për tifozët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU