Një përmbysje për titullin, Skënderbeu thyen Vllazninë

Një përmbysje për titullin, Skënderbeu thyen Vllazninë

163
SHPËRNDAJE

Një përmbysje e cmendur për titullin. Si në një film thriller, Skënderbeu mposhti 4-3 Vllazninë për të arritur në  fund një sukses të jashtëzakonshëm ndoshta më të rëndësishmin e këtij sezoni, sepse falë kësaj fitoreje korcarët mbeten në garë dhe e kanë vetë në dorë fatin e tyre për të mbrojtur kurorën e skuadrës kampione. Për ta bërë akoma edhe më emocionues këtë kampionat mendoi Vllaznia që gjithsesi u dorëzua vetëm në sekondat e fundit në Korcë, duke mos mundur të ndali një tjetër pretendente për titullin pas Kukësit dhe Partizanit. Fitorja e 5-të rradhazi për skuadrën e Dajës në kampionat me Skënderbeun që arriti të përfitonte nga barazimi mes Kukësit dhe Partizanit për ta ngushtuar në vetëm 1 pikë disavantazhin në renditje me dy skuadrat kryesuese.

Ndryshe në formacion te Skënderbeu për shkak të skualifikimeve. Përkrah Osmanit të rikuperuar në kohë rekord në qëndër të mesfushës trajneri Daja aktivizonte Argjend Malajn, ndërsa vendin e Xhejms përpara e merrte Sebino Plaku. Te Vllaznia, Armando Cungu ulte në stol Elis Bakajn me Hebajn që merrte vendin në majën e sulmit. Sfida nisi  menjëherë me gol për shkodranët. Orges Shehi gabon në minutën e 5-të, me kapitenin që nuk largoi sic duhet një top të cilin ja serviri në mënyrë perfekte Eraldo Cinarit që me një goditje të menjëhershme nga distanca i dha epërsinë Vllaznisë.  Korcarët kërkuan të reagonin por në minutën e 17-të goditja me kokë e Plakut, u prit në dy kohë nga Selimaj. Në të 30-tën sërish protagonist portieri i Vllaznisë i cili ndali një goditje teknike nga brenda zonës të Latifit. Në të 39-tën Skënderbeut gjithsesi iu paraqit shansi ideal për të barazuar shifrat. Cicmil pengoi brenda zone Plakun,me gjyqtarin Beqiri që i ndihmuar edhe nga asistenti i tij Redi Avdo akordoi 11-metërsh për vendasit. Nga pika e bardhë Salihi nuk fali për ta cuar ndeshjen në pushim në barazim 1-1. Por Vllaznia nuk e kishte thënë ende fjalën e saj në këtë sfidë dhe në minutën e 52-të, shkodranët befasuan sërish. Orges Shehi u bë edhe njëherë tjetër protagonist, duke penguar brenda zone Olsi Gocaj. Nuk kishte asnjë dyshim gjyqtari Beqiri i cili akordoi një tjetër 11-metërsh, këtë herë në favor të kuqebluve. Nga 11-metra distancë, Alsid Tafili i ardhur në fushë nga stoli, ndëshkoi Shehin për ti cuar shifrat në 1-2. Me këtë rezultat nuk pajtohej aspak Skënderbeu që rriti sulmet në drejtim të portës së Selimajt. Portieri, i Vllaznisë në dy raste ruajti portën të paprekur, fillimisht duke ndalur një tentativë me kokë të Salihit dhe më pas një goditje nga distanca të Gavazajt(58). Në të 61-tën, Latifi nuk gjeti portën me devijimin e tij pas një harkimi të Radas. Por atë që se bëri dot Latifi e realizoi më së miri Hamdi Salihi 11 minuta më vonë, me bomberin shkodran që përfitoi nga një gabim i Selimajt për të barazuar sërish shifrat. Baraspesha megjithatë zgjati vetëm 3 minuta sepse Bakaj i ardhur në fushë nga stoli u bë protagonist në të 75-tën, për avantazhin e tretë të kuqebluve në këtë ndeshje. I shërbyer nga Cinari, Bakaj përfitoi edhe nga një gabim i Radas për të ndëshkuar Shehin. Por shpirti i lartë i një skuadre që ka fituar 6 tituj kampion rradhazi dhe që nuk është ngopur nuk vdes kurrë dhe Skënderbeu shfyrtëzoi 5 minutat e shtesës së akorduar nga gjyqtari, për të realizuar përmbysjen e sezonit. Në të 91-tën, Muzaka i shërbyer  nga Latifi me një gjest të lartë teknik barazoi rezultatin në 3-3. Në të 94-tën ,Cicmil një nga të më të dobëtit në fushë për Vllazninë në këtë ndeshje, shkaktoi  penalltinë e dytë në favor të korcarëve duke i hequr topin me dorë nga koka Salihit.  11-metërshin e fitores e mori përsipër njeriu i momentit te korcarët Liridon Latifi i cili  mposhti me vështirësi Selimajn që i kuptoi krahun topit, për një gol me aromë titulli. Në fund festa ishte e gjitha për korcarët që tashmë shikojnë me optimizëm nga 4 ndeshjet e mbetura.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU