Njoftim per shtyp / 10 shtator 2016

Njoftim per shtyp / 10 shtator 2016

384
SHPËRNDAJE
Klubi i futbollit “Skënderbeu” duke marrë shkas nga situata e krijuar së fundmi dhe në veçanti nga kërkesa dhe pretendimet e një klubi kundërshtar në lidhje me titullin kampion 2015/16 ka vendosur të bëjë publike pjesë të raportit të cilat tregojnë qartazi se klubi ynë në raportin e paraqitur para trupit gjykues të UEFA-s për ndeshjen e dyshuara për sezonin e kaluar nuk ka asnjë lidhje ose nuk katentuar të manipulojë rezultatin sportiv për përfitime nga bastet.

Së pari dëshirojmë t’iu kërkojmë falje kundërshtarëve të përmendur në raport për publikimin e këtij materiali por klubi ynë dëshiron të mbyllë përfundimisht historitë e stisura për titullin e fundit kampion, titull plotësisht i merituar. Nuk mund ti kuptojmë sulmet e pafundme ndaj klubit tonë ndaj ju ftojmë të gjykoni vetë të vertetën e kësaj historie.

Në raportin e paraqitur para trupit gjykues të komisionit të disiplinës pranë UEFA-s Skënderbeu është përmëndur në vetëm 3 ndeshje të sezonit të shkuar, ku në të tre këto takime nuk ka asnjë lidhje me tentativat për trukim. Me anë të publikimit të raporteve për këto tre takime, klubi ynë nuk ka si qëllim dëmtimin e kundërshtarëve por mbylljen përfundimtare të kësaj historie dhe tentativave për të marrë titull kampion në tavolinë.Më poshtë do të gjeni të përkëthyera nga anglishtja tre raportet e ndeshjeve ku Skënderbeu është përmendur për sezonin 2015/16.

KF Skënderbeu-Tirana 2-1

1- Ka prova te mjaftueshme prej basteve per te percaktuar se ndeshja eshte manipuluar per qellime bastesh. Faktoret normal sportive nuk mund te shpjegojne teresine e basteve te vena per humbjen e ndeshjes nga KF Tirana, vecanerisht me baste ekstreme te vena ne fazen finale te ndeshjes. Ne teresi, ka te dhena te pagabueshme prej bastevenieve se KF Tirana ka humbur me vullnet ndeshjen me qellim perfitimi prej sistemit korruptiv te basteve.

There is substantial betting evidence to indicate that this match was manipulated for betting purposes. Regular sporting factors cannot explain the wholly suspicious betting patterns seen for KF Tirana to lose the match, with extreme betting still evident in the closing stages of the game. Overall, there is compelling betting evidence to support the conclusion that KF Tirana deliberately lost this match in order to secure corrupt betting profits.

KF Skënderbeu-Terbuni 4-0

2- Ka prova te mjaftueshme prej basteve per te percaktuar se ndeshja eshte manipuluar per qellime bastesh. Faktoret normal sportive nuk mund te shpjegojne teresine e basteve te vena per humbjen e ndeshjes nga Terbuni Puke me 4 gola, vecanerisht me baste ekstreme te vena ne fazen finale te ndeshjes. Ne teresi, ka te dhena te pagabueshme prej bastevenieve se Terbuni Puke ka humbur me vullnet ndeshjen me qellim perfitimi prej sistemit korruptiv te basteve.

There is substantial betting evidence to indicate that this match was manipulated for betting purposes. Regular sporting factors cannot explain the wholly suspicious betting for Terbuni Puke to lose the match by at least four goals, with extreme betting patterns evident late in the game. Overall, there is compelling betting evidence to support the conclusion that Terbuni Puke manipulated the closing period of this match for the purpose of securing corrupt betting profits.

KF Skënderbeu-Teuta 2-2

3- Ka prova te mjaftueshme prej basteve per te percaktuar se ndeshja eshte manipuluar per qellime bastesh. Asnje justifikim nuk mund te kete per Teuten per te humbur ndeshjen me dy gola diference dhe per bastet e larta te vena ne fazen finale te ndeshjes. Pavaresisht se shumica e basteve rezultuan te pasuksesshme, ekzistojne te dhena te bollshme qe vertetojne se KS Teuta ka tentuar te manipuloje rezultatin e ndeshjes me qellim perfitimi.

There is substantial evidence to indicate that there was an organised attempt to generate corrupt betting profits from this match. No justification can be provided for the overwhelming betting for KS Teuta to lose the match, and to lose by at least two clear goals, with the closing period of the match raising some of the most serious concerns from an integrity standpoint. Despite all of the suspicious betting proving unsuccessful, the evidence strongly indicates that KS Teuta attempted to manipulate this match for corrupt betting purposes, but failed in their attempt to do so.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU