Njoftim per shtyp / 9 shtator 2016

Njoftim per shtyp / 9 shtator 2016

246
SHPËRNDAJE

Marrë shkas nga shkrimet e sotme ne media dëshirojme te reagojme dhe te bejme te qarte qe me vendimin e CAS ështe mbyllur historia e dënimit të klubit tone.Per klubin tone kjo histori eshte mbyllur perfundimisht.

Fillimisht deshirojme të rikujtojme edhe njehere se Klubi i futbollit “Skënderbeu” nuk u dënua kurrë për trukim por per shkak të dyshimeve u konsiderua i “papershtatshem” per te marre pjese ne kompeticionet europiane.Diçka të tillë e verteton dhe denimi një-vjecar i klubit. Legjislacioni i UEFA-s parashikon denim mbi 5 vjeçar kur faktohet trukimi i ndeshjeve.

Ai qe sot eshte konsideruar si raporti i UEFA-s mbi trukimet e ndeshjeve ku ka luajtur Skenderbeu nuk eshte asgje tjeter vecse dosja e Federbet, kompania e kontraktuar nga ana e UEFA per te ndertuar dosjen e akuzes.

Ai raport nuk eshte asgje tjeter vecse dosja e “prokurorit” te ceshtjes. Gjykata sportive ka dhene denimin per Skenderbeun, denim me pezullim per sezonin 2016-2017. Vendimi eshte shlyer dhe per momentin klubi i Skënderbeut eshte i pafajshem dhe ka miratimin e UEFA-s per te luajtur ne kompeticionet europiane per sezonin 2017-2018.

Dosja e akuzes jo detyrimisht mbart te verteta brenda saj. Asnje nga ato qe jane shkruar ne akuze nuk jane faktuar me deshmi ose prova konkrete nga komisionet perkatese te UEFA-s dhe diçka të tillë e vërteton denimi vetëm për një sezon.

Klubi i Skënderbeut informon tifozet se nuk ka asnje ceshtje gjyqesore te hapur dhe kjo mund te konfirmohet lehtesisht ne institucionet gjyqesore të UEFA-s.

Ky sulm mediatik ishte i pritshem nga klubi yne prej muajsh. Problemi i mediave është ecuria pozitive e Skënderbeut. Por duhet te kuptohet se me keto sulme por demtohet jo vetem Skënderbeu por krejt futbolli Shqiptar i cili për hir të së vërtetës njeh një rritje të madhe dhe cilësore gjatë viteve të fundit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU